Përfitimet nga teknologjia 5G janë të mëdha – për shkarkim njëzetë herë më të shpejtë të filmave dhe muzikës dhe njëkohësisht lidhje të shumë pajisjeve, ndërsa do të mundësohen edhe servise të reja të cilat tani janë të paimagjinueshme. Përveç se për qytetarët teknologjia e re do të ketë zbatim të gjerë edhe në industri, robotikë dhe digjitalizimin gjithëpërfshirës të të gjitha sferave të shoqërisë.

Qytetarët do t’i ndjejnë përfitimet nga kalimi nga teknologjia 4G në 5G, njëjtë si kalimi nga një automobil i vjetër në automobil më të ri dhe më mirë të pajisur. Kjo nënkupton se gjithçka do të jetë edhe më shpejtë dhe do të marrin më shumë shërbime në të njëjtën kohë, ndërsa me teknologjinë 5G do të mundësohet edhe në mjediset më rurale të kenë qasje më të shpejtë në internet dhe servise.

Teknologjia e tillë tashmë është në dispozicion në disa vende të Evropës, si Gjermania, Britania e Madhe dhe Sllovenia, përderisa te ne operatorët vitin e kaluar filluan me testimin e rrjetit 5G në rajonin qendror të Shkupit. E gjithë kjo ka përfunduar me sukses dhe në përgjithësi pritjet janë se deri në vitin 2023 një pjesë e madhe e qytettit të mbulohet, ndërsa deri në vitin 2025 deri 50 për qind të popullatës në vendin tonë.

Cilat janë përfitimet, e cilat dobësitë nga përdorimi i rrjetit 5G, a do të shpenzojë teknologjia dhe pajisjet e reja më shumë rrymë, cilat janë rreziqet shëndetësore dhe të sigurisë dhe a do të rritet çmimi i shërbimeve dhe pajisjeve janë pyetjet, të cilat qytetarët i parashtronin në kuadër të diskutimit të sotëm onllajn për “Agjendën digjitale – Gjithçka që deshët të dinit për teknologjinë 5G”, e organizuar nga Fondacioni Metamorfozis, në kuadër të projektit “rritje e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA”, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.

Përgjigjet e këtyre dhe pyetjeve të tjera, në formë të diskutimit onllajn i dhanë Bardhyl Jashari, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Internet dhe Shoqëri Metamorfozis, Boris Arsov, udhëheqës për Telekomunikime në Agjencinë për Komunikime Elektronike, Vasko Najkov, drejtor në Sektorin për rrjete të kapshme në, Telekomin e Maqedonisë dhe Tomisllav Shuminoski, docent në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative (FETI).

Qytetarët duhet ta dinl se secila gjeneratë e re sjell edhe mbështetje të re teknologjike me pajisje – prandaj nëse doni të shfrytëzoni teknologji 5G do të duhet të keni pajisje e cila mbështet 5G.

Teknologjia 5G përdor frekuenca më të larta dhe me këtë shpenzon edhe më pak rrymë, por pajisjet mobile, sipas disa analizave për momentin shfrytëzojnë 10 deri 15 për qind më shumë bateri se gjeneratat e mëparshme. Një antenë 5G është me madhësi të një autoparlanti dhe janë dukshëm më të vegjël se të tanishmit, por kanë shtrirje prej 500 në vendbanimet më të populluara, prandaj përveç përfitimeve, për qytetarët më e dukshme do të jetë edhe ajo që do të duhet të vendosen më shumë antena.

Sa i përket sigurisë dhe shëndetit të njerëzve në lidhje me rrezatimin nga teknologjia e re, pjesëmarrësit në debat, theksuan se të gjitha shtetet, përfshirë edhe AKE po bëjnë matje dhe deri më tani nuk ka dëshmi se ka çfarëdo lloj dëmi te njerëzit dhe kafshët. Rezultatet nga matjet mund të shihen publikisht në faqen e AKE-së dhe institucione të tjera relevante ndërkombëtare.

Me teknologjinë 5G – niveli i sigurisë së komunikimit janë të përmirësuara dhe është më i sigurt, por megjithatë ajo nuk do ta zëvendësojë plotësisht atë ekzistuese 4G dhe ne ende, edhe shumë gjatë do t’i shfrytëzojmë rrjetet e vjetra dhe do të jemi të lidhur në rrjet optik, që domethënë se ekspozimi ynë në keqpërdorime do të mbetet gati i njëjtë, si edhe deri më tani.

Sipas pjesëmarrësve në debatin e sotëm, standardet edhe për siguri edhe për privatësi – do të rriten me vetë teknologjinë 5G dhe me këtë vetë shërbimet dhe pajisjet do t’i bëjë edhe më të mira, nga vetë siguria e pajisjeve të cilat i lidhim, pastaj të dhënat të cilat procesohen dhe ruhen, dhe se e gjithë kjo do të përkthehet në protokolle të caktuara dhe korniza ligjore të cilat do të duhet të ndiqen në atë drejtim.