Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është shpallur kampione Evropiane për garuesit deri 23-vjet, në garat që po mbahen në Tel Aviv të Izraelit.

Krasniqi deri në finale të kategorisë deri 52 kilogram ka arritur falë katër fitoreve. Në gjysmëfinale e mposhti italianen Fabiola Pidroni, teksa në finale u përball me rumunen, Larisa Florian, të cilën arriti ta mposhtë për t’u shpallur kampione Evropiane