Për ambientalistin Afrim Osmani, Dita Botërore e Mjedisit, e cila shënohet më 5 qershor çdo vit në të gjithë globin, është ngjarja më e madhe vjetore për veprim pozitiv mjedisor. Ajo është zhvilluar në një platformë globale për ndërmarrjen e veprimeve në çështjet urgjente mjedisore, duke ndikuar në ndryshimin e zakoneve të konsumit, si dhe duke ndikuar në politikat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kjo ditë me relevancë nacionale dhe ndërkombëtare është një ditë për të gjithë, kudo. Që nga momenti që filloi në vitin 1972, qytetarët në tërë globin filluan të organizojnë mijëra ngjarje, nga pastrimi i lagjeve, për të vepruar kundër krimit të kafshëve të egra, për ripyllëzimin e pyjeve etj.

Sipas tij, tema e këtij viti na fton të mendojmë se si ne jemi pjesë e natyrës dhe sa të lidhur jemi ngushtë me të. Ajo na sfidon që të gjejmë mënyra të ndryshme dhe të shumta për të përjetuar dhe çmuar këtë raport jetësor./Telegrafi/