Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se 22 Nëntori – Dita e Alfabetit Shqip do të jetë ditë jo pune për qytetarët shqiptarë në Maqedoni.

MPPS në komunikatë ua uron shqiptarëve ditën e alfabetit.

Ndërkohë, theksojmë se ditë jo pune për të gjithë qytetarët e vendit do të jetë e Dita e “Shën Klimentit të Ohrit”, e cila këtë vit do të shënohet më 9 dhjetor.