Maqedonia e Veriut feston 118 vjetorin e kryengritjes së Ilindenit, e njohur ndryshe si dita e republikës dhe 77 vjetorin e KAÇKM-së. Ceremonia u shënua në disa qytete si dhe tri qendrat e përhershme: Shkup, Pelincë dhe Krushevë. Delegacioni qeveritar, nga Kuvendi, zyra e Presidentit vendosën lule pranë përmendoreve të figurave eminente të kryengritjes.

Kryeministri Zoran Zaev qëndroi në Pelincë, kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi në Shkup, ndërsa Presidenti Stevo Pendarovski ka ftuar takimin qendror në “Meçkin Kamen” në Krushevë. Për dallim nga vitet tjera, këtë vit manifestimi qendror për shkak të temperaturave të larta u thirr në orën 18. Përveç krerëve shtetëror, në manifestim do të marrin pjesë edhe liderët e partive politike, në përjashtim Hristijan Mickoskit të VMRO-DPMNE-së. Në program nuk janë paraparë deklarata të zyrtarëve, por vetëm program kulturor.

Kryengritjes së Ilindenit që si ideologji kishte kundërpërgjigjen ndaj perandorisë osmane i kishte parapri kongresi i Selanikut dhe ai i Manastirit, për t’u marr më pas vendimi për fillimin e kryengritjes më 2 gusht të vitit 1903 në ditën e Shën Ilisë për nder të cilit edhe iu vendos emri kryengritjes.