Sot është dita e shtatë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti. Fushata zgjedhore do të mbahet deri më 9 dhjetor të këtij viti. Më poshtë mund ta shihni programin e partive politike të cilët e kanë paralajmëruar për sot:

● LSDM-ja dhe koalicioni “Për jetë në Maqedoni” do mbajnë miting në Sveti Nikollë dhe Veles.

● VMRO-DPNE dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” do të kenë miting në Shkup.

● BDI do të ketë takim me qytetarët në Shkup, Pllasnicë, Dollnen, Tetovë Zhitoshë, Krushevë dhe Ohër

● PDSH-ja sot do të ketë takim me qytetarët e Çegranit e Bogovinës ndërsa “Aleanca për Shqiptarët” do të jetë në Manastir, Resnjë dhe Krushevë.

● Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi do të ketë mitik në Spoishtë.