Dita e të Drejtave të Njeriut mbahet çdo vit më 10 dhjetor. Ajo përkujton ditën në të cilën në vitin 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.

Në vitin 1950, Kuvendi miratoi rezolutën 423(V), duke ftuar të gjitha shtete dhe organizatat e interesuara për të njohur 10 dhjetorin  e çdo viti si Ditën e Të Drejtave të Njeriut, transmeton Syri.net.

Këtë vit, Dita e të Drejtave të Njeriut u bën thirrje të gjithëve që të ngrihen për të drejtat e dikujt! Mos respektimi i të drejtave themelore të njeriut vazhdon të jetë i përhapur anembanë globit. Vlerat humane janë nën sulm.

“Kudo që jemi ne mund të bëjmë një ndryshim të vërtetë. Në rrugë, në shkollë, në punë, në transportin publik, në dhomën e fshehtë të votimit, në mediat sociale. Një hap përpara për të mbrojtur të drejtat e refugjatëve, personave me aftësi të kufizuar, LGBT, një grua. Një fëmijë, një popull indigjenë, një grup etnik apo dikush tjetër në rrezik të diskriminimit apo dhunës,” shkruhet në faqen e Human Right Day të Kombeve të Bashkuara.