Florim Arifi, djali i dëshmorit të UÇK Hajredin Arifi nga Fshati Sellcë që humbi jetën gjatë luftimeve të 2001, sot në një postim në facebook ka reaguar duke ju bërë thirje t gjithe familjeve të dëshmorëve dhe krahut të luftës ti bashkohen idesë për ndryshim.

Florimi ka nënvizuar duke aluduar për partine shqiptare në pushtet BDI se gjithmonë kanë fituar vota në ëmër të luftës dhe dëshmorëve, por sipas tij shqiptarët ne Maqedonin e Veriut akoma nuk i gëzojn të gjitha të drejtat.

Florim Arifi i cili para ca muajsh u bashkangjit Aleancës për Shqiptarët dhe sot ështe antarë i Kryesisë së Degës së ASH Tetovë e ka falenderuar edhe krahun ushtarak të UÇK-ne fushën e pollogut që po rreshtohen tek ASH si i vetmi subjekt politik q do e bëjë ndryshimin:

Postimi i tij n Facebook: “Në të gjitha ciklet zgjedhore gjithmonë keni fituar vota në emër të luftës dhe në emër të dëshmorëve të cilet dhanë më të shtrejtën dhanë jetën që shqiptarët të jetojnë si krejt popujt tjerë dhe me të drejtat e tyre, Është koha tu a themi këtë sepse mjaft më? Një faliminderim të vecant për krahun e luftës që ju bashku idesë për ndryshim” ka deklaruar Florim Arifi.