Ka befasuar me deklaratën e tij të fundit djali i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili u shpreh se Europa do të reshtë se ekzistuari. Këto pohime, Bilal Erdogan, i bëri përpara mbështetësve te partisë në pushtet të të atit, AKP. Ishte gazetari turk Abdullah Bozkurt, ai që postoi në rrjetet sociale videon ku Bila dëgjohet duke thënë se kontinenti i vjetër nuk ka sot asnjë lider të denjë.