Djali i legjendës së boksit muhamed Ali, është mbajtur për më shumë se dy orë në aeroportin amerikan ku udhëtonte me nënën e tij, dhe është marrë në pyetje nga zyrtarë të emigracionit të cilët e kanë pyetur nëse ishte musliman apo jo.

Muhammed Ali Junior, djali 44 vjecar i legjendës së boksit, është ndaluar në aeroportin e Fort Lauderdale, në Florida, me nënën e tij dhe është marrë në pyetje për më shumë se dy orë nga zyra e emigracionit. Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij. Muhammed Ali Jr dhe nëna e tij po ktheheshin nga Xhamajka, e ndërsa pyetjet që i janë përsëritur disa herë kishin të bënin me faktin nëse ai ishte musliman, apo se ku e kishte marrë emrin e tij.
Sipas avokatit të tij, ngjarja ka ndodhur në 7 shkurt dhe cdo gjë ka ardhur si pasojë e emrave me origjinë arabe.
Për familjen Ali është e qartë se ajo që ka ndodhur lidhet në mënyrë të drejpërdrejtë me inciativën e Tramp për të ndaluar futjen e muslimanëve në Shtetet e BAshkuara të Amerikës. Vendimi i firmosur nga presidenti amerikan në janar, që ndalon hyrjen në territorin amerikan të qytetarëve të shtatë vendeve me mazhorancë muslimane për 90 ditë, aktualisht është pezulluar nga një gjykatë federale.
Familja Ali po përpiqet të kuptojë se sa persona kanë përjetuar të njëjtën eksperiencë, në mënyrë që të nisin një cështje federale.