Jordan Mijallkov, djali i ish drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Saho Mijallkov, para pak çasteve ka dalë nga stacioni policor “Kisella Vodë” në Shkup, ku ëhstë marrë në pyetje lidhur me ngjarjet brutale të 27 prillit, transmeton Gazeta Lajm.

“Nga MPB nuk bëjnë të ditur asgjë konkrete për Mijallkovin Junior, por siç dihet ai fillimisht është thirrë në polici më 28 shtator. Ai nuk u paraqit në polici me arsyetim se ka qenë në udhëtim zyrtar dhe se thirrja nuk i ëshë dorëzuar në mënyrë të rregullt”, shkruan sudstvo.mk.

Bashkë me Jordan Mijallkovin në pyetje u mor edhe truproja i Sasho Mijallkovit, Alen Zekirov dhe Bllazhe Petrovski, i punësuar në Drejtorinë e gjashtë, e që u arrestua të shtunën.

Petrovski është suspenduar nga vendi i punës pikërisht për shkak të ngjarjeve të 27 prillit.