Shpëtim Hajdini, 21 vjeçar i lindur në Duisburg të Gjermanisë, është bërë tejet i pëlqyer nga rinia kosovar, për disa arsye.

Ai në një mënyrë ndryshe nga “vines” të tjerë që më herë ishin aktiv nëpër rrjete sociale, paraqet marrëdhënien brenda familjes duke e kthyer përditshmërinë kosovare në humor.

Përkundër aktiviteteve të shumta që ka në Gjermani, ka shtyre pushimin e tij për një muaj më shumë qëndrim në Kosovë, dhe për disa arsye, të vazhdoj lansimin e videove të shkurtra në rrjete sociale dhe prej kërkesës së shumë të të rinjve që ai të vazhdojë me këtë aktivitet.

“Po është e vërtetë që e kom shty pushimin, shkak është që në Gjermani nuk kam shumë kohë përshkak të obligimeve, merrem me futboll, por bëjë edhe punët e tjera dhe më pamundësojnë të merren me këso lloj video. Andaj, kur marr vazhdimisht mesazhe të pafundme nga gjithë ata që më përcjellin është kënaqësi të marr një iniciativë që i bënë njerëzit rreth meje edhe ata pak ma larg të lumtur”, ka thënë ai për lajmi.net.

Diçka e veçantë që Shpëtimi bënë është vallëzimi, ai imiton vajza të nacionaliteteve të ndryshme që kërcejnë, por prisni, në shumicën e herëve kërcimi i tij është më i mirë se i atyre, këtë do ta dëshmoni në videot më poshtë, shkruan lajmi.net.

Ai dallohet edhe me ‘skenat e çmendura’ në rrugët dhe sheshet e qyteteve të ndryshme ku i viziton, aspak nuk heziton të shfaq edhe ‘talentin’ e tij në këndim, bile edhe duke kënduar me çifteli.

‘Bebe’ është emri tjetre që e quajnë fansa, pra ai lerë që bëri vetën të famshëm në Instagran, rrjet social ky që ai është shumë aktiv, por ai e bëri të famshme edhe nënën e tij, të cilën e duan shumë ndjekësit e tij, apo tashmë fansat.

Shumicën e rasteve videot e Shpëtimit janë më babanë dhe nënën, i pyetur se përse përfshin familjen në këto video ai tha “me i tregu krejtve se sa i madh është respekti dhe dashnia në marrëdhënien brenda familjes dhe prindërve në veçanti.”