Mjer ai popull që lejon për fatin e tij të vendosin spiunë e tradhtarë

Djalli nuk bëhet kurrë engjull! Por ja që shqiptarët e Iliridës kanë besuar se bëhet! Dhe tani, ku qëndron faji, te populli që e merr djallin për engjull, apo te djalli që shitet për engjull! Padyshim se fajin e ka populli, sepse ai e paguan faturën e dëmeve që dalin nga veprimet e djallit!

Talat Xhaferi, një djall i lindur, i rritur, i shkolluar dhe me përvojë nga qendrat helmuese të shqiptarëve në sitemin komunist të ish-Jugoslavisë, shitet sot për “engjull” para shqiptarëve, dhe kinse ai “si i deleguar special” i dreqit më të madh shqiptar, Ali Ahmeti, “shpëtoi” Maqedoninë!

Por cila është e vërteta për Talat Xhaferin, nga vjen, ku u shkollua, ku punoi, dhe si u bë që si djall (dreq) që është të pranohet për engjull nga shqiptarët e Iliridës. Dhe, po të ndiqet me kujdes një rrugëtim që përshkruan jetën e Talat Xhaferit nga mosha 15 vjeçare kur e filloi shkollimin në shkollën e mesme ushtarake në Beograd deri në vitin 2001 si oficer i lartë i Ushtrisë së Maqedonisë në Kazermën e Tetovës do të keni një pasqyrë të plotë për Talat Xhaferin, ndërsa nga ajo do të kuptoni se çfarë djalli fshehet brenda këtij “engjulli” sot, që bëhet sikur e “shpëtoi” Maqedoninë!

Ndërsa vet fakti se në biografinë e Talat Xhaferit, në faqen zyrtare të BDI-së si dhe institucionet ku ai ka shërbyer në Maqedoni, fillon nga viti 2001, ndërsa nuk ka asnjë fjalë të vetme për karierën e tij 24 vjeçare (1977/2001), në shërbim të institucioneve slave, ku janë hartuar programe antishqiptare, tregon se bëhet fjalë për një dreq të madh të fshehur brenda tij, që tregon se ai ka ndryshuar vetëm kostumin, nga uniformë ushtarake në atë civile, ndërsa veprimet e tij antishqiptare vazhdojnë të mbeten të pandryshuara! /Gazeta Epoka Shqiptare