Në pikat e vaksinimit në të gjithë vendin duke e përfshirë edhe ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 278.202 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 2.683 qytetarë, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 7.202 qytetarë. Në shtet gjtihsej janë aplikuar 482.058 doza vaksina, ndërsa janë rivaksinuar 203.856 qytetarë, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Me shifrat e fundit, 50 për qind e popullatës mbi 70 vjet kanë marrë dozën e parë të vaksinës, 45 për qind e popullatës mbi 65 vjet është vaksinuar së paku me njërën dozë vaksinë dhe 38 për qind e popullatës mbi 60 vjet është vaksinuar së paku me një dozë vaksinë.

“Vaksinimi zhvillohet pa ndërprerë në të gjitha pikat në shtet. Interesi për vaksinim çdi ditë po rritet, ndërsa deri tani numri i personave të cilët kanë shprehur dëshirë për vaksinim përmes ueb platformës vaksinacija.mk është 456.607 qytetarë”, potencojnë nga Ministria.

Vaksinimi zbatohet sipas planit nacional për imunizim. Vaksinohen personat e moshuar, qytetarët të cilët kanë shprehur interes për vaksinim në ueb faqen vaksinacija.mk ndërsa vaksinohen edhe personat e punësuar në infrastrukturë kritike. Vaksinimi masiv zhvillohet në disa qytete në vend dhe atë në QS A1 Boris Trajkovski në Shkup, në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Ohër, Veles dhe Prilep.

Ministria e Shëndetësisë apelon deri te qytetarët të paraqiten masovikisht në vaksinacija.mk, sepse, siç potencojnë, kjo është rruga më e lehtë dhe më e shpejtë për t’u vaksinuar.