Një ditë pasi Valbona Reka publikisht u ankua për ndërtimin e ndërtesave dhe banesave në Komumën e Çairit duke i uzurpuar parqet dhe vendet për parkim, policia ka shkuar sot në derën e saj. Përmes profilit të saj në Facebook, znj, Reka u dërgoi porosi zyrtarëve, duke thënë: “Tash i keni policët por, nesër nuk do t’i keni e atëherë do të flasim përsëri”.

“Në shtëpinë time policia ka ardhur shpesh. Ka ardhë me i kërku prindërit, dajallarët, vëllaun, ka ardhur të pyetën se ku janë e çka bëjnë, bajagi shpesh kanë pas ardhur policët e Josip Brozit dhe Sllobodan Millosheviqit. E kisha pas harruar ndjenjën e policit te dera. Po ja se erdhën përsëri, ndjenjë e keqe, jo e mirë, mirëpo e kam një mesazh për ata ose atë që i ka dërguar: Jam krenu atëherë dhe krenohem edhe tani për arsyet e ardhjes së policisë në derën time. Edhe atëherë edhe sot policët vijnë te dera ime sepse nuk e duroj padrejtësinë, jo vetëm se nuk e duroj, por edhe e them publikisht. E kam edhe një porosi për dërguesit e policisë: Ashtu si kanë shkuar në bërllogun e historisë Josip Brozi dhe Sllobodan Millosheviqi ashtu keni me shku edhe ju dërguesit e sotëm të policisë në dyert e qytetarëve të cilët nuk e durojnë padrejtësinë dhe nuk i durojnë poshtërsitë e juaja. Aq e kam. Tash i keni policët por, nesër nuk do t’i keni e atëherë do të flasim përsëri”, shkruan në Facebook znj.Reka.

Aktivistja qytetare Valbona Reka, dje në TV Shenja denoncoi keqpërdorimet që bëhen nga ana e Komunës së Çairit, duke uzurpuar parqet dhe vend-parkimet në këtë lagje. Ajo në një deklaratë për Televizionin SHENJA, thotë se edhe pse për çështjen në fjalë ishin marrë vesh me kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti para tre viteve, dhe kishin nënshkruar edhe marrëveshje në të cilën pika e 11-të thotë se qasja e veturave në këtë ndërtesë nuk do të bëhet nga rrugica e saj, sepse ajo është rrugica e cila është e zënë për parkingje, Mexhiti nuk mbajti premtimin.

“Kjo marrëveshje u nënshkrua me një pompozitet shumë të madh nga ana e kryetarit të komunës. Tani sot po shohim se çfarë ka ndodh, dhe po shohim se hyrja po bëhet aty ku kryetari e ka nënshkruar se nuk do të bëhet. Unë e ftoj kryetarin, ta respektojë marrëveshjen të cilën e ka nënshkruar dhe ta zbatojë, sepse një lider, një udhëheqës, fillimisht duhet t’i respekton fjalët, premtimet që ua jep qytetarëve. Un prej dje jam duke bllokuar hyrjen, se shoh se edhe disa banorë më janë bashkangjitur me veturat e tyre”, tha dje aktivistja qytetare, Valbona Reka.

reka mesazh