Gazeta maqedonase Dnevnik ka botuar sot një tekst përmes të cilit fyhet rëndë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Shkup, Xhes Bejli, UÇK, Sorosi dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

“Burime kredibile dhe mirë të informuara për  Dnevnik thonë se po përgatitet një operacion për shkatërrimin e shtetit maqedon dhe fshierjen e popullit maqedon nga regjistri i popujve të gjallë. Ky plan do të realizohet me ndihmës e logjistikës Sorosiane e cila do ti jepet kotraktorit lokal Zoran Zaev dhe partisë së tij. Rrjeti aktiv sorosian, nëntoka kriminogjene dhe diplomatike dhe politike e Uashingtonit dhe krijesa e tyre fashizoide-mafioze UÇK, tani e maskuar në parti politike, janë porositës e planit”, shkruan Dnevnik”

Gazeta shkruan se Xhes Bejli ka për detyrë ta bëj kryeministër, Zoran Zaevitn dhe me këtë sipas tyre do të realizohet plani për shkatërrimin e Maqedoni. (INA)

Për më shumë lexoni storjen e plotë: http://dnevnik.mk/default.asp?ItemID=BBDFC6532AB6804A86CBC07CA517B5F2