Do qeshni edhe ju me të madhe! Ja çfarë fshihet pas kësaj fotoje

Kryetari i LSI-së Ilir Meta, mori pjesë në një takim në një aktivitet festiv të organizuar nga të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim të qytetit të Fierit, ku ishte i pranishëm edhe aktori i humorit Bes Kallaku.

Në këtë foto që ka qarkulluar masivisht në media, Ilir Meta dhe Bes Kallaku duken teksa qeshin me të madhe, dhe gjëja e parë që të shkon në mendje është ndonjë batutë e aktorit Bes Kallaku.

“Newsbomb” zbuloi historinë pas fotografisë, pasi kontaktoi me Bes Kallakun, i zili tregoi batutën që shkaktoi të qeshura pa fund te të gjithë të pranishmit.

 

Unë ishte duke këndu këngën: Ta gëzoj Baftjari me raki Skrapari.

Pastaj doli të fliste Z.Meta dhe tha: Është gjë shumë e bukur, që pas Baftiarit, e merr fjalën një nga Skrapari.

Unë instinktivisht kur ftova Z.Meta ngrita dy gishtat lart. Pastaj i thashë: Më fal z.Meta, por na u ka bo ves.

Mu ka bo ves mua, tha (Meta), lëre më ty”, tregoi Bes Kallaku.