Gjykata Penale këtë pasdite ka pranuar aktakuzën e PSP-së për rastin “Fortesa”, bën të ditur Nova TV nga burime të gjykatës. Kjo do të thotë që të pandehurit në këtë rast do të gjykohen për shkatërrimin e sistemeve të përgjimit, përcjell Fol.

Të pandehurit në këtë rast janë njerëz që ishin në udhëheqjen e policisë gjatë qeverisë paraprake. Për keqpërodrim të pozitës zyrtare do të përgjigjen ish-ministrja, Gordana Jankulloska, ish-shefi i shtabit të Mijallkovit, Toni Jakimovski, si dhe dy të arratisurit, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski.

Hetimi i rastit, me emrin “Fortesa”, u hap më 29 mars. PSP njoftoi se në mënyrë për të fshehur gjurmët e përgjimit të paligjshëm, janë shkatërruar dy sistemeve të përgjimit nga DSK me vlerë prej 10 milionë euro. Shkatërrimi i sistemeve është kryer vitin e kaluar më 28 mars.

Pritet që këto ditë Gjykata Penale të përcaktojë datën kur të pandehurit do të ulen në bankën e të akuzuarve. /Fol/