Prej nesër nuk do të ketë nevojë për shfrytëzim të kartelave elektronike, por kjo nuk nënkupton që do  të ketë kthim të kartonave të kaltërt, pasi shërbimet mjeksore përkohësisht do të mund të kryhen vetëm përmes sigurimt shëndetësor të qytetarëve dhe letërnjoftimt, apo pasaportit.

Ky vendim është marrë në takimin e realizuar sot nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, me përfaqesues të Fondit për Sigurim Shëndetësor, përfaqësues të Odës së mjekëve, por edhe të mjekëve privat të Maqedonisë.

ARBEN TARAVARI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Nëpërmjet statusit të sigurimit të tyre, mundet çdo ordinanc që ka internet, pasi patjetër duhet të kenë të gjitha, mund të shohin a janë të siguruar apo jo. Nëse paraqitet drita e gjelbert janë të siguruar dhe nëse paraqitet drita e kuqe, nuk janë të siguruar. Kështu që nuk ka apsolutisht nevoj për kartelat e kaltërta”.

Po ashtu, ministri Taravari tha se janë duke menduar për një zgjidhje më racionale për qytetarët për kartela të reja elektronike, që nuk do të kenë leje për përdorim vetëm prej 5 vitesh, pasi ky numër sipas tij është jashtëzakonisht i vogël. Për këtë ministria do të njoftojë gjatë javës së ardhshme.

ARBEN TARAVARI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Për kartelat e reja do ju lajmërojmë. Ne duam që të jenë letërnjoftimet të përbashkëta me kartelën shëndetësore, nëse arrijmë. Nëse nuk arrijmë kështu do të gjejmë një zgjidhje tjetër, që kartelat të mos nxirren çdo pesë vite dhe për to të paguhet vazhdimisht. Por, të gjejmë një zgjidhje që është më racionale dhe më e mirë për të gjithë qytetarët”.

Kurse, ndaj atyre që kanë sjellur vendimin për përdorim të kartelave elektronike paraprake, ministri Taravari tha se do të kërkojnë llogari, pasi sipas tij ato nuk kanë kryer asnjë funksion, por vetëm janë mbajtur teknikisht me vete nga qytetarët. Emine Ismaili /SHENJA/