Sallat e operacioneve në Spitalin e Qytetit të Shkupit “Svet Naum Ohridski” së shpejti do të mbyllon, ndërkaq për momentin operohen vetëm pacientët të cilët më parë kanë caktuar termin për intervenime kirurgjike ose të cilët duhet të kenë trajtime të tjera.

Kompetentët në  spital sqarojnë se rikonstruimi i cili ka filluar më 13 shkurt është duke u zhvilluar në etapa për shkak të pacientëve të cilët kanë caktuar termin.

“Rikonstruimi i spitalin është në rrjedhë, por po bëhet me etapa me qëllim që maksimalisht t’i respektojmë pacientët të cilët kanë caktuar termin për mjekim. Ashensori nuk punon për shkak të punëve për rikonstruim. Po e mbyllim pjesë pjesë. Tani për tani pranohen vetëm ata pacientë të cilët kanë caktuar operacione dhe ata që kanë nevojë për mjekim njëditor, gjegjësisht ata që nuk kanë nevojë për hospitalizim disaditor”, deklaroi për “Plusinfo“, drejtorja e Spitalit, Jasminka Çabukovska.

Nga LSDM, sot nëpërmjet një reagimi kanë akuzuar se për shkak të defektit të ashensorit, rastet urgjente që vijnë në Spital ritransferohen në shtëpi tjera të shëndetit, duke treguar edhe një dokument të nënshkruar nga administrata e Spitalit.

Nga VMRO-DPMNE, dolën në mbrojtje të drejtoreshës së Spitalit, duke thënë se “Në Spitalin e Qytetit po bëhet rikonstruim themelor. Investimi gjithsej është 125 milionë denarë për punë ndërtimtare. Me rikonstruim do të përfshihen të gjitha dhomat e Spitalit, Blloku Operativ, Kujdesi Intensiv, Qendra për Djegiet, Sterilizim etj”.