Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive i ka pranuar propozimet për ndryshimin e ligjit që përcakton harxhimet rrugore të të zgjedhurve të popullit.

Ligji parasheh uljen kompenzimit të harxhimeve rrugore nga 30% në 20%.

Komisioni gjithashtu vendosi që të formojë një grup pune që do të dorëzojë raport për ndryshimet dhe të përgatitë amandamente në leximin e dytë të ligjit, që të gjendet zgjidhje optimale që do të jetë në interes të qytetarëve dhe të kryerjes më efikase të funksionit të deputetit./Telegrafi