Kura popullore ka treguar se çokollata e zezë është diçka e mirë për zemrën. Ajo ndihmon në forcimin e arterieve tek ata që pinë cigare dhe ka me shumë antioksidantë në një gram se një gotë verë, çaj apo luleshtrydhet.

Studimi i fundit për çokollatën tregon se çokollata e zezë mund të jetë më e mirë nga ç’mendohet dhe disa mund të hanë çokollatë për arsye mjekësore. Ata që e kanë qejf çokollatën duhet të gëzohen. Mjekët kanë disa kohë që thonë se çokollata të bën mirë. Po të konsumoni çokollatë të zezë çdo ditë nga pak, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut.

Çokollata e zezë e ul tensionin sistolik me 2.9 pikë dhe tensionin diastolik, tensionin e ulët, me 1.9 pikë. Studime të tjera tregojnë se çokollata me qumësht, çokollata e bardhë ose çokollata e zezë e ngrënë me qumësht, nuk kanë të njëjtat efekte si çokollata e zezë vetëm. Çokollata e zezë përmban elementë të quajtur polyphenols, i cili rrit nivelin e një substance në trup që quhet oksid nitrik, i cili zgjeron vazot e gjakut duke rritur qarkullimin i cili sjell në uljen e tensionit.

Ky është një lajm i mirë për ata të cilët vuajnë nga tensioni. Vërtet ky është një efekt i mirë, megjithatë çokollata sjell shtimin në peshë.