Këshilli gjyqësor e ka propozuar gjyqtaren Dobrilla Kacarska për për gjyqtare të re të Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli gjyqësor me 12 vota njëzëri e kanë mbështetur propozimin. Tani propozimi do të dërgohet në Kuvend ku deputetët duhet ta zgjedhin atë për këtë post.

Kacarska është propozim në vend të Vlladimir Stojanovskit të cilit i skadoi mandati më 13 prill. Por për shkak të gjendjes së parë të jashtëzakonshme të sjellë nga Presidenti Stevo Pendarovski më 18 mars, mandati i tij u zgjat për aq ditë sa zgjati gjendja e jashtëzakonshme. Atij i mbeten 26 ditë nga mandati dhe tani ata kanë skaduar.