Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e PDIU-së ka vazhduar që të komentoj me shumë emocione gjendjen e Maqedonisë me krizën politike.

 

”Nëse Zaev tërhiqet dhe nëse presidenti që firmosi fundin e shtetit të vetë nuk jep dorëheqjen, duhet të mblidhet urgjentisht tryeza e partive mbarë shqiptare dhe të ndihmojnë që Ilirida të mbajë referendumin për mëvetësinë. Ky shtet pa asnjë kuptim nuk e gjen dot arsyen e vete të ekzistencës në dhunimin dhe mos respektimin e shqiptarëve të Tetovës, Shkupit, Gostivarit, të Ohrit dhe Strugës. Presidenti i këtij shteti fantazmë e di se ushtria me të cilën kërcënoi shqitarët e di se aty ka bijë të nënave shqiptare që nuk hedhin as edhe një plumb për vëllezërit shqiptarë.” tha mes tjerash Doda.