Marjan Cvetkovski, drejtori ekzekutiv i Radiotelevizionit të Maqedonisë, që është edhe njeriu me besim më të madh i liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ka nxjerrë në shitje pronat e tij, njofton portali dokazm.

Sipas këtij portali, Cvetkovski para ardhjes në pushtet të VMRO-DPMNE, ka poseduar një shtëpi të zakonshme në periferi të Shkupit, ndërsa tani ka tre shtëpi në lagjet luksoze të Shkupit, ndër to edhe në Vodno.

Ai njihet edhe personi që ka formuar TV Nova me pronar Sead Koçan, ndaj të cilit është lëshuar fletëarrest ndërkombëtar, pas akuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale.  Përveç shtëpive në Maqedoni, ai ka edhe shtëpi në Greqi në zonë bregdetare. /dokazm