Ballina Shëndetësi Doktorët shpjegojnë se si Hiking-u e ndryshon trurin tonë

Doktorët shpjegojnë se si Hiking-u e ndryshon trurin tonë

Përderisa është fakt i qartë se ecja nëpër pyje apo pushtimi i majave të malit jua pastron mendjen, trupin dhe shpirtin, tani shkenca ka zbuluar se hiking-u mund t’jua ndryshojë trurin për mirë.

Hiking-u në natyrë i ndalë mendimet negative

Përveç ndjenjës së menjëhershme të qetësisë dhe relaksim që e ndjejmë kur fillojmë të shëtitemi në pyll, hiking-u në natyrë mund t’i ndalojë edhe mendimet negative.

Shumica prej nesh shpeshherë e gjejmë vetën të konsumuar nga mendimet negative, gjë e cila na largon kënaqësinë dhe na drejton në një rrugë të depresionit dhe ankthit.

Për ata që kanë këso probleme, shpenzimi i kohës në natyrë vërtet se ju ndihmon.

Gjatë shkëputjes nga teknologjia, hiking-u na ndihmon t’i përmirësojmë aftësitë e zgjidhjes së problemeve

Studimi i kryer nga psikologët Ruth Ann Atchley dhe David l. Strayer ka zbuluar se zgjidhja kreative e problemeve mund të përmirësohet në mënyrë drastike duke u shkëputur nga teknologjia dhe duke u ri-lidhur me natyrën.

Hiking-u në natyrë është ushtrim i mahnitshëm fizik dhe e fuqizon trurin

Veçse e dimë se ushtrimet fizike janë të mira për shëndetin tonë të përgjithshëm. Hiking-u është mënyrë e shkëlqyeshme për t’i djegur rreth 400-700 kalori në orë, varësisht nga gjatësia dhe vështirësia e ngjitjes në mal.

Veç kësaj, është aktivitet më i lehtë për nyejt sesa aktivitetet tjera fizike si vrapimi.

Shkencëtarët kanë dëshmuar se njerëzit që ushtrojnë në natyrë janë shumë më të prirë t’iu përmbahen programeve të tyre, duke e bërë hiking-un opsion të përsosur për ata që duan të jenë aktivë në baza të rregullta.