European Judo Union ka realizuar një dokumentar për kampionen olimpike të xhudos, Majlinda Kelmendi

Majlinda ka mirëpritur ekipin e EJU-së në Pejë dhe ka treguar se si ka filluar karrierën, duke u nxitur nga motra e saj që e ka futur në ujërat e xhudos.

Ajo tregon më tej se gjithmonë ka dashur ta përfaqësojë Kosovën, kur është pyetur se dikur ka mbrojtur edhe ngjyrat e Shqipërisë.

“Unë them gjithmonë se jemi njerëz të njëjtë dhe flasim gjuhën e njëjtë. Kemi traditat e njëjta. Por natyrisht që gjithmonë kam dashur ta përfaqësoj Kosovës sepse unë kam lindur këtu dhe gjithçka ka filluar prej këtu, në Kosovë. Shqipëria ka mbi 100 vjet pavarësi, por Kosova është shtet i ri dhe unë kam dashur ta promovojë dhe t’i tregojë botës se sa i mirë është vendi im, sa të mirë janë njerëzit dhe që kemi fëmijë të talentuar”, ka thënë Kelmendi.

Majlinda Kelmendi ka folur shumë rreth karrierës dhe problemeve gjatë rrugës për t’u bërë kampione. Ajo ka treguar se si pas dështimit në vitin 2012 në Lojëra Olimpike kishte lexuar rrjetet sociale me komente negative, por një ditë kishte filluar prej fillimit për të arritur medaljen e artë.

“Dua të them se kur të shkojë në stërvitje nuk shkoj që të jap 60%-70%. Kur shkoj aty jam e gatshme dhe jap 100% nga vetja ime”, ka thënë medalistja e parë e Ksoovës në Lojëra Olimpike.

Në këtë intervistë të gjatë, ajo ka thënë se kur kishte fituar medaljen e artë kishte menduar se e gjithë Kosova është duke festuar dhe se ka ngritur shpresën te kosovarët.

Kelmendi në fund thotë se ka dallim për bëhet xhudo për para ose kur bëhet sepse dashurohet ai sport.

“Është ndryshe kur bën xhudo për para ose kur e do atë. Xhudo është jeta ime, dhe nuk jam duke e thënë vetëm për hir të intervistës, por me të vërtetë. Nuk bëj asgjë tjetër, vetëm xhudo. Pas stërvitjeve unë shkoj në fakultet ose te gjysma. Kjo është ajo që bën për 15 vite”, ka thënë Majlinda Kelmendi, që në fund e dha mesazhin e qartë se është e gatshme t’i marrë edhe disa medalje për Kosovën. “Unë jam kampione europiane, botërore dhe olimpike. Unë ende dua të shkoj dhe t’i fitojë të gjitha”, përfundoi Kelmendi.