Dëshira e madhe e Menduh Thaçit për tu bërë pjesë e pushtetit edhe pas humbjes së madhe që pësoj në zgjedhjet e 11 dhjetorit shfaqin në skenë lojrat e tij që çdo herë ka qenë i aftë për ti bërë vetëm e vetëm për të qenë sa më afër pushtetit dhe mikut të tij të ngushtë Sasha Mihajllkov .
Dalja në preskonferencë e Menduh Thaçit akoma pa dalur rezultatet e zgjedhjeve ku i uroj fitoren Lëvizjes Besa dhe ua fali dy deputetët e tij dhe pas pak kohe këtë veprim e përshëndeti dhe e falënderoj Bilall Kasami len të besojmë se kjo lojë ishte përgatitur në kuzhinat e VMRO-DPMNE-së, atje ku të dy e kanë dhënë “BESËN”, mirëpo fatkeqësisht për   ta  shifrat nuk ua mundësuan që ta zbatonin në praktikë .
Me që numrat me Lëvizjen Besa nuk ju dhanë mundësinë për tu bërë pjesë e qeverisë me VMRO –DPMNE atëher Menduh Thaçi kthehet nga BDI sepse aty e sheh mundësinë e vetme për të arritur qëllimet e tij dhe për tu tërhequr nga deklarat e tij e ditës së zgjedhjeve.

Menduh Thaçi përdori sekretarin e partisë Azem Sadiku i cili publikoi dokumentin dhe marrëveshjen mes PDSH dhe Lëvizjes Besa,e me këtë veprim tani më shifet qartë se ka filluar ti vardiset BDI-së

© fol.mk