Për arsyen se është e pasur me likopen edhe vitamina C, të cilët posedojnë fuqinë për t’i mposhtur radikalët e lirë, ekspertët domaten e quajnë “aleat të shëndetit”.

Likopen, i cili përmban antioksidues të veçantë dhe që është përgjegjës për dhurimin e ngjyrës së kuqe, po ashtu përtërin indet dhe e bën më elastike lëkurën, përderisa vitamina C, si antioksidues, forcon sistemin imun, duke mbrojtur nga infeksionet e ndryshme dhe ftohjet.

Domatja lufton radikalët e lirë, duke mbrojtur lëkurën, përderisa është mjaft i efektshëm edhe në parandalimin e tumorit në prostatë. Domatja është e pasur me proteina, yndyra bimore, vitaminat A, B, C, D, K, ndërsa që nga mineralet është i pasur me hekur, kalium, kalcium, magnez, natrium, fosfor.

Në sasi të konsiderueshme përmban edhe luteinë, kripëra minerale, acid klorik si dhe përbërës të shumtë të dobishëm. Në sasi më të vogla përmban edhe mineralet e rralla, si bakër, mangan.