Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka kërcënuar se do të ndëshkojë kompanitë që do të transferojnë aktivitetet jashtë Shteteve të Bashkuara. Në veçanti ai ka për qëllim të vendosë një taksë prej 35% mbi produktet që do të prodhohen jashtë Amerikës por që do të tregtohen në SHBA. Kështu Trump konfirmon agresivitetin e tij politik për të detyruar kompanitë amerikane që të investojnë brenda Shteteve të Bashkuara. “Çdo kompani që lë vendin tonë për një tjetër, që heq nga puna vartësit, që ndërton një fabrikë të re jashtë vendit dhe më pas mendon që t’i shesë produktet në SHBA pa asnjë pasojë, GABOHET!”, kështu shkruan presidenti i zgjedhur në profilin e tij në Tuitër. Më tej shton: “Shumë shpejt do të vendoset një taksë prej 35% në kufirin tonë gjithmonë e më të fortë për të gjithë kompanitë që duan të shesin përsëri produktet e tyrë në vendin tonë”.