Donald Trump dhe Hillari Clinton, gjatë fushatës janë përfshirë shpesh në deklarata të forta mes tyre. Kandidati republikan, tashme presidenti i SHBA, në shumë raste ka qenë i akuzuar për një marrëdhënie problematike me gratë, duke u vënë në shënjestër si një njeri i cili i ka denigruar ato apo ka përdorur fjalor fyes. Në shumicën e rasteve Trump është mbrojtur duke thënë së çdo gjë bëhej për ta luftuar atë dhe për ta dobësuar gjatë fushatës elektorale, megjithëse nuk rezultoi kështu.

Para disa kohësh bashkëshortja e tij u detyra të bënte një dalje publike për të saktësuar se Donal është një bashkëshort shembullor gjë të cilën e beri edhe ish bashkëshortja e tij. Në disa raste ndjesa bën pune dhe Trump shpesh ka kërkuar falje për deklarata të tipit “gratë e bukura më tërheqin si magnet”. Por njëkohësisht pjesë e sekszimit ka qenë shpesh edhe demokratja Clinton. Ajo konsiderohet një lloj simboli në SHBA për shkak të detyrës së saj si ish sekretare e shtetit dhe këtë herë si kandidate për president. Një shembull që tregon për këtë ishte kur u pyet se cili ishte stilisti i saj i preferuar dhe ajo u përgjigje duke thënë se a do ta pyesnin ndonjëherë një burrë për këtë.