Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se “problemi” i rritjes së armiqësisë me Korenë e Veriut do të zgjidhet, gjatë takimit të tij me homologun japonez Shinzo Abe para nisjes së samtitit të G7.

“Është një problem i madh, një problem botëror,” tha Trump në qytetin sicilian të Taormina. “Por kjo do të zgjidhet”, tha ai para të futej në takimin me dyer të mbyllura me presidentin Abe.

Peniani ka bërë një seri lëshimesh raketore, duke përfshirë dhe raketën e rangut të mesëm Hwasong-12 për të cilën Veriu thotë se është e aftë të mbajë mbushje bërthamore.

Washington thotë se ka vullnetin për të dialoguar me Korenë e Veriut nëse ajo ndalon programin raketor, por ka paralajmëriar se gjithashtu mbetet në tavolinë ndërhyrja ushtarake.