Nëse doni të përfundoni një punë, do ju duhet ta fusni sërish telefonin tuaj në xhep.

Studiesit kanë zbuluar se prezenca e një smartphone-i është shpërqëndrues – edhe nëse nuk është i juaji apo nuk është duke ju telefonuar e dërguar mesazhe dikush.

Shkencëtarët nga Universiteti Hokkaido në Japoni i kërkuan njerëzve të realizonin teste elektronike të shtrirjes së vëmendjes së tyre.

Ata të cilët kishin një telefon celular prezent performuan më keq se sa ata që nuk kishin.

Sipas ekspërtëve është më e vështirë të përqëndrohesh kur një pajisje elektronike ndodhet pranë jush. Efekti ishte më i theksuar te njerëzit të cilët nuk janë përdorues të rregullt të telefonave.