Merita HOXHA

“T’i them para se t’më thotë”, thot populli, z.Osmani! Nëse nuk e keni dëgjuar po ua rikujtoj se ajo “dora e zgjatur” shqiptare në Maqedoni jeni pikërisht Ju. Pra, je Ti personalisht me disa virus “të pavdekshëm” shqiptar të BDI-së, PDSH-së dhe jo vetëm!
Vetëm një “i kapur” si Ju, z.Osmani, mund të jetë “dorë e zgjatur” e kauzës antishqiptare në Maqedoni. Kapja juaj nga strukturat e shërbimeve slave nuk ka qenë e vështirë. Fillimisht vihet në lëvizje Prokurorja Speciale, Katica Janeva, duke u akuzuar për vjedhje në kohën kur keni qenë Ministër i Shendetësisë në qeverinë e azilantit, Nikolla Gruevski, dhe, pastaj, të pyesin: “Preferon burgun apo do të bëhesh “dorë e zgjatur” e kauzës tonë”! Dhe, kuptohet, ju keni zgjedhur mundësinë e dytë, të bëheni “dorë e zgjatur” e kauzës antishqiptare dhe kështu të shpëtoni veten, ndërsa shqiptarët le të vazhdojnë të quhen, në Kushtetutën e Maqedonisë, me emrin “20%”!

Nuk mund të kaloni aq lehtë z.Osmani, kur thoni se “kërkesat e shqiptarëve për të ndryshuar disa pika të Kushtetutës” e pengojnë realizimin e Marrëveshjes së Prespës, para se të jepni përgjigje një pyetje të thjeshtë! Cilët janë elementet pengues, që shihen nga Ju dhe nuk shihen nga të tjerët, te kerkesat e shqiptarëve që Kushtetuta e Maqedonisë ti quan me emrin e tyre të vërtet dhe gjenetik, “shqiptarë”, dhe të cilin e kanë pasur edhe në Republikën Socialiste të Maqedonuisë?!?!

Ore i kapur dhe shpirtëshitur, tradhëtar dhe faqezi, si ka mundësi që zavendësimi i “20%-it” në Kushtetutë me emrin përkatës “shqiptarë” të jetë pengesë për realizimin e Marrëveshjes së Prespës!!!

Dhe, fundja, nëse ky ndryshim thuhet se “e pengon” Marrëveshjen e Prespës, sepse maqedonasit janë kundër, atëherë pse duhet shqiptarët të pranojnë të shkelin mbi emrin dhe identitetin e tyre vetëm pse maqedonasit dhe virusët shqiptarë si Ti nuk duan, ndërsa pjesa slavo-maqedonase, që nuk pajtohet të quhemi me emrin tonë gjenetik, nuk shihet si pengesë e zbatimit të saj!

E kupton, ore kokëtul, cila është logjika jote dhe e virusëve tjerë shqiptarë në Maqedoni?! Me bishtin e kapur, nga pushteti maqedonas, jeni në gjendje të shkelni edhe mbi familjet tuaja, për të shpëtuar nga burgu!