REAGIM

Sot na u shfaq nje Njoftim nga partia Uniteti ku informohej opinioni publik se Aleanca per Shqiptaret (LR PDSH-ja) nuk na respektonka rregulloren e koalicionit me Unitetin.  Informoj opinionin publik se une Skender Skenderi kryetar i deges se Struges te Unitetit nuk kam njohuri se pse ne profilin Uniteti Struge, dikush poston njoftime tinxisht. Me pergjegjesi te plot, ju siguroj se Uniteti eshte parti e vetme qe nuk ka mbajtur mbledhje te Kryesise Qendrore qe nga 17 dhjetori te vitit te kaluar. Kurse mbledhja e fundit e Kuvendit Qendrore eshte mbajtur me kerkese te shumices se kuvendareve me 19 mars 2017 ku me shumice votash u shkarkua sekretari i pergjithshem i partise. Prej atehere kryetari i partise i lenduar nga ky vendim i shumices se Kuvendit Qendror si organ me i larte, vendosi te shkeput te gjitha ko taktet me organet dhe strukturat baze te partise, duke ndermar ekspedita “ndeshkuese” (perjashtuese) te strukturave qe nuk jane servil te kryetarit te partise. Prandaj, mos u mer me veprime te ulta, por pajtohuni me vullnetin e shumices, qe mos te turperohesh. Ne me vullnet te lire kemi mar vendimin e drejte, dhe se nuk ka kush mund ta pengoj kete proces. 

Pasi qe jemi ne muaj te Ramazanit, do e citoj kete: “Zoti nuk ta merr shpirtin, pa ta marr fytyren”