Damjan Mançevski ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të LSDM-së. Për vendimin e tij ka njoftuar zyrtarisht edhe kryetarin e Kuvendit. Ky i fundit ka kërkuar nga KSHZ-ja të njoftohet për deputetin në radhë i cili duhet të plotëson vendin e Mançevskit. Alsat mëson jozyrtarisht se Mançevski do të emërohet sekretar gjeneral i Qeverisë. Para mandatit si deputet ai ishte ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë.