Prej disa javësh është përfolur në media se moderatorja e njohur Elita Rudi po jeton një lidhje të re dashurie me reperin Gjiko. Edhe pse askush prej të dyve nuk e ka pranuar, me gjithë fotot paparaci që janë publikuar në mediat e ndryshme të Kosovës e Shqipërisë, dy të rinjtë kanë refuzuar ta pranojnë hapur dashurinë. Por Elita, me sa duket, është dorëzuar.

 

 

Në Instagramin e saj, moderatorja e “Elite Zone” ka postuar një foto me Gjikon duke i vënë shënim titullin që mban programi saj. Ndoshta ka dashur sërish të provokojë dhe Gjiko do të jetë i ftuari i radhës në programin e së shtunës, megjithatë, tanimë çifti nuk kanë arsye për të vazhduar lojën e kukafshehtit.