Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë sonte e konsolidoi Shtabin komunal në Tetovë, ku shef shtabi u zgjodh Dr. Fisnik Ferati, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Po ashtu, u formua edhe ekipi për çështje juridike, ekipi lokal për marrëdhënie me opinionin, si dhe u autorizua formimi i shtabeve vendore.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe shefi i shtabit qendror, Remzi Mehmedi, i cili foli për përgatitjet për fillimin e fushatës në Tetovë, kandidati për kryetar, Vullnet Murseli, bartësi i listës së këshilltarëve, Muzafer Etemi, si dhe kandidatët për këshilltarë komunalë.

Në këtë takim u theksua rëndësia për fitoren në Komunën e Tetovës, e cila fitore do ta sjellë ndryshimin më se të nevojshëm në qytetin universitar që për një dekadë është degraduar si nga pushteti qendror, ashtu dhe nga pushteti lokal.