Kryetari i Aleancës për Shqiptarë, Ziadin Sela ka vizituar sot Komunën e Zhelinës. Para simpatizantëve ai ka përmendur procesin e decentralizimit, investimet në arsim, mungesën e infrastrukturës, etj.

Ai e ka bërë përgjegjës për këtë BDI-në, duke theksuar se paratë e shqiptarëve janë të drejtuara në vendbanime që nuk janë të banuara nga shqiptarët.

“Degradimi i procesit edukativo-arsimor në nivelin që e kemi e ka vetëm një fajtor, e është ai i cili e ka pushtetin qendror tash e 15 vjet. Është po ashtu i njëjti fajtor kujdestar për mungesën e kushteve për nxënësit. Viteve të fundit, është ndarë pak buxhet nga pushteti qendror për pushtetin lokal. Problemi i ujit të pijshëm, i cili është i pranishëm në të gjitha komunat shqiptare, problem i cili nuk mund të jetë faj veç e veç i disa kryetarëve të komunave, por ka një emër të përbashkët, i konceptit politik që i ka udhëhequr këto komuna dhe që e ka udhëhequr pushtetin qendror”, ka thënë Sela.

Fjalë rasti kishte edhe kandidati për kryetar komune z.Reshat Aliu i cili theksin e vendosi mbi mungesën e investimeve kapitale dhe keqmenaxhimin e buxhetit komunal. Reshat Aliu përmendi disa raste kur komuna ka kërkuar mjete financiare nga banorët e disa vendbanimeve pjesë përbërëse e komunës së Zhelinës, duke shprehur habinë se përse një kryetar komune nuk përdor fondet zhvillimore që Bashkimi Europian i jep ndihmë Maqedonisë. Asnjë kryetar komune nuk guxon të prek në xhepin e bashkëvendasve dhe ti detyrojë të paguajnë financimin e projekteve të mangëta të komunës”, – ka përfunduar kandidati për kryetar komune Reshat Aliu.

Përpara banorëve të tubuar të komunës së Zhelinës u prezantua edhe bartësi i listës së këshilltarëve të Aleancës për shqiptarët z.Mehdin Nazifi.