Pas takimit të sotshëm unifikues mes liderëve shqiptar në Maqedoni, reagime të ashpra për mosprezencën e kreut të Lëvizjes Besa, Bilall Kasamit, shkruan Fakte. Nuk kanë munguar edhe sulmet e koordinuara të strukturave të Besës, të cilët kanë ofenduar liderët e partive shqiotare që arritën të ulen në një tryezë, për të fuqizuar votën shqiotare kundrejt palës maqedonase.

Një ndër emrat eminent nga të gjitha trojet shqiptare, që kanë goditur Bilall Kasamin për refuzimin për t’u ulur në një tavolinë me të gjithë liderët shqiptarë të Maqedonisë, është edhe ushtaraku i njohur nga Shqipëria, Dr. Sulejman Abazi. Dr.Abazi madje ka replikuar me aktivistë të Besës të cilët kanë tentuar të mbrojnë dhe shfajsojnë liderin e tyre Kasami.

Fillimisht Dr. Abazi kishte komentuar:

Shume keq ky qendrimi Billall Kasamit qe nuk ka marre pjese ne kete takim. Ne intervisten e fundit qe kam dhene ne nje TV te Tiranes, e kam deklaruar egon dhe bajraktarizmin e Kasamit, duke mos e vecuar si nje lider te ri, qe mund te jape shprese bashkepunimi midis shqiptareve. Arroganca politike e tij sot eshte ne dem te qendrimit te bllokut te deputeteve shqiptare, eshte kunder unitetit te domosdoshem shqiptar, per te shporrur nga pushteti fashistin Gruevski. Te gjithe e dime se A. Ahmeti nuk ka te drejte morale te therrese ne takim, pasi ka pergjegjesite e qeverisjeve te mepareshme ne shpine, por te drejten politike nuk ja heq kush, per faktin se ka numrin me te madh te deputeteve shqiptare. Ajo qe duhet kuptuar, eshte refuzimi nga Kasami, kur dhe te tjeret kryetar partish e dine se kush eshte Ali Ahmeti. Por ne takime te perbashketa duhet shkuar. Vetem balle per balle shfaqen me kurajo mendimet dhe qendrimet, qofshin keto dhe te kunderta, por ana balle per balle, e jo pas kulisave te ndyra te politikes. Nese ka mendime te tjera, opsione te tjera, qendrim te kundert, zgjidhje te tjera, sido qe te jene, eshte e aresyeshme qe keto nga Billall Kasami te ballafaqohen balle per balle, qofte dhe me Ali Ahmetin, duke u deklaruar ne prezence te drejtuesve te tjere partiake dhe te mediave. Kjo do te ishte rruga me e drejte. Kokefortesia e Kasamit nuk tregon shpirt demokratik dhe nuk jep shprese se partia e tij do te mbrojne ne cdo rast dhe me cdo cmim interesat e qytetareve shqiptare. Kete shans politik qe kane shqiptaret kete here nuk duhet ta humbasin per hater te askujt, qofshin keta Aliu, Billalli, Zijadini, Gezimi apo ndonje tjeter. Urojme qe blloku shqiptar i deputeteve pa asnje dallim, te mos kene asnje te care. Faleminderit.

Pas kësaj i menjëhershëm ka qenë reagimi i “besatarëve”:

Nga profili juaj e pash se jeni ushtarak.
Në Besê nuk mer vendim kryetari por kryesia e partis, dhe të jeni të bindur se vendimi i kryesis ka qenë unanim.

Pas kësaj Dr.Sulejman Abazi ka shtuar:

Artan Etemi Nuk dyshoj per kete, qe vendimi mund te jete unanim, por ne perfaqesimin e partise kryetari me emer e mbiemer ka vendin e tij dhe ate e njeh opinioni. Eshte e drejta e kesaj kryesie te marre vendim per mospjesmarrje, ashtu sikunder eshte e drejta e kujtdo qe ta kritikoje kete vendim sipas kendveshtrimit. Nje njeri serioz qe i njeh mire parimet ne shkencat Politike dhe qe ne plan te pare ve interesin e te gjithe shqiptareve ne IRMJ, pa dallime partiake, por duke mbrojtur interesat kombetare, nuk i ben keto gabime. ne kodin tone te nderit eshte e shkruar dhe e zbatuar tradicionalisht: Sy me sy e dhembe per dhembe. Ballafaqimi balle per balle eshte burreri, edhe pse je apo nuk je dakort me tjetrin. Kundershtari, edhe nese keta do te quhen te tille, nuk luftohet ne distance, por balle per balle. Pjesmarrja ne takim do te tregonte emancipim politik dhe qytetar. ne te gjithe e dime se cfare difektesh politike ka ne disa parti aty, edhe pergjegjesine e madhe qe kane, por sot kerkohet te jemi bllok kunder “peshores” se balancuar maqedone ne krahun tjeter. Besa eshte parti shqiptare dhe si e tille edhe bashkepunimin duhet ta kete gjithshqiptar ne interesin e perbashket. Ju falenderoj.

Tentimet e aktivistëve të Besës për të debatuar me Dr.Abazin kanë vazhduar edhe pse duke parë qartë se argumentet janë përballë tyre:

“Z. Sulejman Abazi të jeni të bindur se po kjo parti që thiri sot takimin ta kishte fitu legjitimitetin nuk do ta bënte këtë ftes.
E dyta po ky lider bojkotoi iniciativën e kryeministrit shqipëtar Edi Rama ku ishin të ftuar të gjith liderët.
E treta jo më shum se para dy javë përfaqësuesi i tij në KQZ Saubi Jakupi votoi kundër ankesës së L. BESA votë kjo që partisë Maqedone Vmro i dha një deputet.
E katërta ne shqiptarët e Maqedonisë dyshojmë në agjenďën e BDI së.
Ju falemderit.

Mirëpo, Dr.Abazi si njohës i mirë i rrethanave politike në Maqedoni, ka vazhduar argumentimin e tij përballë bashkëbiseduesit dhe opinionit:

Po Artan, keto qe shkruani ketu jane te verteta. Biles ka dhe shume te tjera qe jane gjynahe dhe faje te renda te BDI-se dhe te Ali Ahmetit. Por vota e shqiptarve kete here eshte lexuar gabim nga disa analiste dhe njerez qe pak e njohin politiken. Kjo vote eshte drejtuar ne dy kahje kryesore, kunder pushtetit fashist te Gruevskit dhe kunder kembes se karriges se thyer te ketij pushteti, BDI-se. Me kete vote u realizua ajo qe quhet “intrige ne politike”. Topi i pergjegjesise u kalua ne palen maqedone. Baraspesha e tyre forcon krahun shqiptar. Dhe realisht keshtu po ndodh. Kjo na nxit qe edhe ne rastin e Teraces shqiptaret te dalin dhe te votojne per LSDM-ne per te mos i dhene shans VMRO-se qe te kete nje deputet me shume. Kjo skeme politike qe po realizohet per te ndryshuar pushtetin politik ne IRMJ, nuk ka te beje fare se cfare di apo mendon Ali Ahmeti, por eshte nje ndikim i fuqishem perendimor, ne menyre qe IRMJ te futet ne kete rruge, ku shqiptaret sigurisht do te gjejne edhe veten e tyre per me mire. Kete here duhet te mbizoteroje interesi i perbashket i qytetareve shqiptare pa dallim ne IRMJ. Kush e pengon kete here pergjegjesine duhet ta kete shume te madhe. Urojme qe ne takimin tjeter te jene te pranishem edhe Besa dhe PDSH. Mjafte me me percarje e separatizem, na duhet bashkimi politik. Bashkimi ben fuqine, por bashkimi sjell edhe mencurine qe na duhet shume ne kete kohe te veshtire. Faleminderit. Respekt.“- ka mbaruar komentin e tij Dr.Sulejman Abazi./FAKTE.Net