Gjithçka ndodhi më 10 nëntor kur Drake u shfaq në festivalin “Camp Flog Gnaw”.
Fillimisht ishte Drake që suprizoj fansat ai hyri në koncert në momentin ku të gjithë mendonin se do ngjitet Tyler, transmeton lajmi.net.Të gjithë të pranishmit bërtitën që reperi i hitit “In My Feelings” të largohej nga skena pasi nuk duhet të ishte aspak i pranishëm, gjë që i ka habitur të gjithë.

Lajmi se Drake u përzu me këmbëngulje nga festivali po bën xhiron e rrjetit dhe 2 ditë më pas kemi një reagim nga artisti i famshëm.Me anë të një postimi në Instagram, Drake ironizon situatën duke thënë se do të shfaqet në “Camp Flog Gnaw”, çdo vit.
“Kam lidhur një kontratë me përfaqësuesit e “Camp Flog Gnaw” dhe do të këndoj aty çdo vit për 10 vitet e ardhshme derisa ju të bëheni 30-vjeç, më vjen keq” -shkroi reperi me ironi.