DREJTA NDËRKOMBËTARE MIDIS KUÇIT DHE ADNAN JASHARIT !

 Shkruan: Qenan Aliu
 
Gafur DUGOLLI në trekëndëshin KUÇI -të drejtës ndërkombëtare dhe Adnan Jasharit, ministër i Drejtësisë në qeverinë e Maqedonisë. z.DUGOLLI zyrtarë në Ministrinë e Forcave të Sigurirsë të Republikës së Kosovës, është i privuar nga liria në mënyrë të padrejt nga organet e rendit të Maqedonisë. Çështja është shumë e kjartë, ka një heshtje në Maqedoni , digasteri kompetent nuk prononcohet për të sqaruar opinionit se z. Dugolli është i arrestuar me kërkesë të interpolit apo Sërbisë. Në mënyrë decide ministri Hajredin Kuçi apelon te qeveria e Maqedonisë dhe homologu i tijë se ;- Ushtrimi i jurisdiksionit nga gjykata sërbe për krime që PRETENDOHET të jenë kryer në teritorin e R. së Kosovës,e konsideron si shkelje të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare. Edhe sikur fletarresti të jetë e lëshuar nga INTERPOLI , Maqedonia nuk ka të drejtë z. Dugolli ta ekstradoj në Sërbi por R. së Kosovës. Ministri Jashari duhet këtë çështje ta sqaroj para opinionit. Ministër i nderuar nëse nuk është kështu ,atëherë na tregoni se si është sipas jush, Nëse Maqedonia në kundërshtim me normat ndërkombëtare dhe marëveshjet e rratifikuara në mes dy vendeve, Maqedonisë dhe Kosovës, privon dhe ekstardon shtetas të Kosovës për të plotësuar shizofreninë politike të Sërbisë, atëherë Ju dhe kolegët tu të BDI-së kot rini në kotlluqe