Policia e Kosovës ka arrestuarsot disa nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe po mbahen në komisariatin e policisë në Besianë.

Në një deklaratë të VV-së mësohet se aktivistët e arrestuarjanë Nurije Demaliaj, Nol Nushi, Blerim Maqestena, Abër Sfishta dhe Kreshnik Gega.

Ata janë arrestuar për shkak se kanë shkruar nëpër mure mbishkrime se kërkojnë drejtësipër drejtësi për aktivistin Astrit Dehari që vdiq në burg më 5 nëntor 2016, derisa po mbahej aty si i pafajshëm e me akuza të montuara politikisht, thuhet në deklaratë.

“Ky sistem që e ka burgosur Astritin pa asnjë fakt është i njëjti që ende nuk e ka bërë askënd të japë përgjegjësi për vdekjen e Astritit brenda institucionit të sigurisë.

Po ky sistem sot, po do që t’i heshtë zërat që kërkojnë drejtësi për Astritin. Por kjo kërkesë nuk mund të anulohet sepse po kërkohen anekënd Kosovës.

Qytetarët nuk mund të pajtohen me padrejtësinë e vdekjes së Astritit dhe me faktin që ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi.

Drejtësi për Astritin” është thirrja jonë e pareshtur deri në realizimin e saj si kërkesë”, shkruan VV, duke shtuar se arrestimi i aktivistëve sot është skandal i radhës i këtij pushteti.