Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, i cili ndodhet në vetizolim për shkak të kontaktit nënkryetarin e LSDM-së, Muhamed Zekrin, ka rezultuar negativ në testimin për coronavirus.

“Sapo u informova se rezultova negativ ndaj Covid-19, ju falënderoj përzemërsisht që treguat kujdes gjatë këtyre dy ditëve stresuese në pritje të rezultatit dhe njëkohësisht ju uroj shëndet dhe gjitha të mirat”, shkruan Muaremi.

Ai shton se do të vazhdojë dë jetë në vetizolim shtëpiak sipas udhëzimeve nga institucionet deri më 9 qershor.