Historia që ka përfshirë disa qarqe maqedonase kundër gjuhës shqipe, nuk ka anashkaluar as shkollat. Drejtori i një shkolle me nxënës maqedonas është filmuar duke u mbajtur ligjëratë paralajmëruese nxënësve në shkollë për rrezikun nga gjuha shqipe.

“Nëse ndodh aplikimi i gjuhës shqipe, nëse ndodh vendosja e simboleve shqiptare në monedha, nëse ndryshon himni, flamuri…”, dëgjohet duke folur drejtori, deri sa nuk ndërpritet nga një nxënëse, e cila i thotë: “Drejtor, a nuk është turp të mbani fjalime politike në shkolla?”.

Në rrjetet sociale është njoftuar se bëhet fjalë për drejtorin e Gjimnazit shtetëror “Mirçe Acev” në Prilep./Gazeta Lajm