Qytetarët e Drenasit nga ora shtatë e mëngjesit të së dielës votojnë për të zgjedhur kryetarin e tyre.

Pas raundit të parë që nuk dha fitues të qartë, në balotazh përballen Ramiz Lladrovci i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Isa Xhemajlaj i NISMA, njofton Klan Kosova.

Atëbotë Lladrovci u votua nga 45,34 për qind të qytetarëve të Drenasit, ndërsa Xhemajlaj mori besimin 26,19 për qind të tyre.

Por kësaj radhe, Xhemajlaj do të ketë mbështetjen edhe të kandidatit të pavarur, Xhavit Drenori, dhe atij të Aleancës Kosova e Re, Elmi Thaçi.