Kryetari i degës së AAA-së në Tetovë, Dritan Bexheti në një prononcim për TOP24 ka theksuar se partia ALTERNATIVA është gjithnjë e më shumë në rritje në Tetovë dhe kjo ka hutuar partitë që veten deri tani e kanë quajtur parti të “mëdha” e që tani po bien si kulla prej letre.

Ai më tej shton për Top24 se brenda AAA-së dëgjohet zëri i çdo anëtari dhe meritorë pa dyshim është secili më shumë se tjetri. “Është interesant fakti që në AAA dëgjohet zëri i çdo anëtari dhe për këtë jam shumë krenarë, sepse përgjegjësia ime është më e vogël por kjo nuk nënkupton që më amneston nga përgjegjësia. Vet fakti që vendimet meren me konsesus të plotë është se në AAA çdo kush vlerësohet këtë e tregon rritja jonë në teren, sepse qytetarët e Tetovës dhe jo vetëm, kanë kuptuar misionin tonë të sinqert dhe pa dyshim 20 gushti është ALTERNATIVË për Tetovën” tha Dritan Bexheti kryetarë i degës së AAA-së në Tetovë, për Top24