Lëvizja Vetvendosje në këto zgjedhje kandidon edhe me një shkenvëtar nga Tetova. LVV radhët e saj i ka përforcuar me dr.Driton Velën.
Driton Vela është lindur më 4 prill të vitit 1982, në Prishtinë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës, me çrast ka marrë çmimin “Student i Dalluar”. Që nga viti 2007 është staf akademik i rregullt në Fakultetin e Mjekësisë, në Departmentin e Fiziologjisë. Driton Vela ka gradën shkencore doktor shkence dhe është mjek specialist nga fusha e mjekësisë interne. Gjatë studimeve të doktoratës ka fituar bursën nga DAAD-i gjerman dhe Universiteti i Leipzig.
Është autor i dhjetëra punimeve shkencore nga fusha e mjekësisë dhe është angazhuar nga top revistat e disciplinave të ndryshme mjekësore në cilësi të vlerësuesit profesional të publikimeve shkencore nga tërë bota. Në vitin 2017 ka botuar librin e parë nga autorët kosovarë nga fusha e fiziologjisë të titulluar “Fiziologjia e Sistemit Kardiovaskular”. Për punën voluminoze e cilësore Driton Vela është shpërblyer nga MASHT me çmimin “Shkencëtar i Vitit” për vitin 2018.
Është njohës dhe ligjerues i ftuar i çështjeve të ndryshme nga fusha e mjekësisë dhe arsimit të lartë, si rëndësia e udhërrëfyesve për trajtimin e pacientëve, roli i metabolizmit të hekurit te kanceri, efekti i ushtrimeve fizike në shëndetin e njeriut, plagjiatura e veprave shkencore dhe botimet në revistat predatore, përgaditja e kritereve për sigurimin e cilësisë në përzgjedhjen e stafit akademik, përdorimi i softverëve modern për analizën statistikore dhe ilustrimet cilësore në mjekësi.
Ndryshe dr.Driton Vela është djali i ish rektorit prof.Dr.Agim Vela. Rektorit që kontribuoi në themelimin e fakultetit të mjekësisë në USHT.
Dr. Vela njëherësh edhe kushëri i parë i kirurgut shqiptarë në klinikën e Shkupi Ilir Vela.