Me rastin e promovimit të përfundimit të hatmes së leximit të Kur’anit Famëlartë të nxënësve dhe nxënëseve të Mektebit të xhamisë në f.Strimnicë të Komunës së Zhelinës, të kryer pranë hoxhës Zekerija ef. Kadrii, të cilët para të pranishmëve treguan një nivel të shkëlqyeshëm të realizimit të mësimbesimit në Mekteb me dije nga bazat elementare të Islamit, ilahije, kaside, poezi fetare dhe shumë vlera tjera.

Në këtë tubim fetar morën pjesë Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiu i Tetovës Dr. Qani ef. Nesimi, Hoxha Imer ef. Kamberi dhe shumë hoxhallarë e misafir të ndryshëm, por nuk mungonte as xhemati i kësaj xhamie dhe prindërit e nxënësëve të cilët këtë manifestim e pritën me shumë gëzim dhe entuziazëm të madh.

Për këtë manifestim sigurisht që më meritori është hoxha H. Zekerija ef. Kadrii, i cili me përkushtim të madh ka arritur që të gjithë nxënësit ta kryejnë me sukses DUA HATMEN dhe të cilët para të pranishmëve treguan një nivel të shkëlqyeshëm të realizimit të mësimbesimit.