Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa po e ndjenë dhimbjen për banorët e Aleppos në situatën e rëndë në të cilën po kalojnë. Dua me anë të një mesazhi lutë të gjithë të japin kontribut që të ndihmojnë këtë zonë.

“Mendimet dhe lutjet e mija shkojnë për burrat, gratë dhe fëmijët në Alepo. Gjatë kësaj kohe të errët dhe të frikshmë, duhet të gjejmë një rrugë për të ndihmuar njerëzit atje me zemër të thyer. Ne duhet të qëndrojmë së bashku” shkruan Dua.